Subscribe

Partia Socialiste ka prezantuar programin ekonomik të mandatit të saj të dytë. Edhe në 4-vjecarin e ardhshëm, PS do të vijojë me politikën e saj progresive, kush punon më shumë tatohet më shumë. Në këtë program konfirmohet rikthimi i rritjes ekonomike në nivelet 5 %, si dhe do të synohet të ulet borxhi publik. Por ndryshe nga ky 4 vjeçar që po lëmë, në të dytin PS parashikon rritje graduale të pagave.

 

Gjatë këtij mandati do të marrë udhë edhe konkretizimi i investimeve publike nëpërmjet partneritet publik- privat në masën 1 miliard dollarë.

 

E gjendur shpesh nën akuza për  demagogji për çështjet e punësimit PS ne programin e ri elektoral parashikon hapjen e 220 mijë vende të punës, 80 mijë më pak seç premtoi në mandatin e parë, në të cilin nuk u arrit shifra e premtuar në fushatë.

 

Në fokus të qeverisës sipas kreut të komisionit të ekonomisë do të jetë vijimi i reformave, ku më kryesorja do të jetë ajo e drejtësisë, si nevoja më e madhe që kërkon jo vetëm tregu por edhe sipërmarrja e qytetarët.

 

Me këto premtime, Partia Socialiste do t’i kërkojë votën  shqiptarëve, ndërkohë që vijon të mbetet pa një alternative programi nga ana e partisë më të madhe opozitare, Partisë Demokratike.

 

Kongresin e PS-se mund ta ndiqni ne videon e mëposhtme.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *