E hënë, 16 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Ahmetaj në Thumanë: 4 mijë familje do të futen në banesa të reja brenda vitit

Ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj deklaroi se 4 mijë familje që u prekën nga tërmeti i 26 nëntorit do të futen në banesa brenda vitit.

 

Në prezantimin e projektit të rindërtimit në Thumanë, Ahmetaj theksoi se vëmendja do të përqëndrohet kryesisht tek banorët e Thuamnës, ndërsa shtoi se brenda 2 viteve do shohim një Shqipëri të transformuar. Rindërtimi i banesave do të fillojë në fillim të muajit maj.

 

“Kjo është hera e parë që qeveria merr përsipër të ndërtojë shtëpi dhe blloqe pallatesh dhe t’ua japë qytetarëve shtëpitë falas. Vëmendja e qeverisë është për banorët e Thumanës dhe të mbarë Shqipërisë. Javën që vjen hapet procedura për të ndërtuar banesa individuale. Janë 4 000 familje që do futen në banesa brenda vitit. Do ndërtojmë edhe në banesa në Bubq. Bubqi ka për të qenë shembull për t’u marrë në Shqipëri, por edhe më tej.  Brenda 2 viteve do shohim një Shqipëri të re”, deklaroi Ahmetaj.

Vazhdo të lexosh

Reklamë