Biznesi fason në vendin tone ka pasur dëme ekonomike për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi. Për këtë arsye Ministri Arben Ahemtaj i ngarkuar me detyrën e administrimit të situatës së COVID-19 u ka dërguar një letër ministrave të ekonomisë të vendeve të Bashkimit Europian, që të prodhojnë veshjet profesionale të mjekëve, ushtrisë, e policisë në fasoneritë shqiptare.

 

Me anë të një letre, Ahmetaj u kërkon që të shohin mundësinë e bashkëpunimit, I cilido të ishte shumë i vlefshëm për të dyja palët, si për vendet europiane që i furnizon me këto pajisje në një kohë kur ka shumë nevojë, por edhe u jep një frymëmarrje jetike bizneseve shqiptare.

 

 

Jam i bindur në angazhimin e fqinjëve dhe partnerëve tanë për ta kthyer këtë në një korsi bashkëpunimi dhe përfitimi reciprok, sepse si çdo luftë, edhe këtë mund ta fitojmë vetëm nëse bëhemi të gjithë bashkë!”-, ka shkruar Ahmetaj ne leter.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *