Ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj tha se janë ende 10.023 banorë që jetojnë në çadra për shkak të dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i 26 Nëntorit. Në fjalën e mbajtur në mbledhjen e katërt të Komitetit Kombëtar të Rindërimit, Ahmetaj sqaroi se 8.925 objekte janë të pabanueshme.

 

“10.023 banorë vijojnë të jenë në çadra. Fokusi do ë jetë tek ecuria e procesit, zonat e reja për zhvillim, shpronësimet, modelet e banesave dhe projekti me Entin Kombëtar të banesave me Turqisë.  Kemi 51.026 ndërtesa të inspektuara, 8.925 të pa banueshme. Vazhdon vlerësimi i thelluar. 357 pallate janë të inspektuara thellësisht, 115 janë për t’u shembur që do të bëhen në prezencë të disa institucioneve, 242 për t’i rikonstruktuar. Ndërkohë, kemi 1523 shtëpi private për t’u shembur. Në fund të marsit mbaron vlerësimi i thelluar në Tiranë. Janë 111 monumente kulture që do të duhet të rikonstruktohen. Javës që vjen ne do ta fusim në proces edhe këtë për monumentet e kulturës.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *