E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Agron Shehaj i kërkon Bashës “të hapë rrugën”: Nuk duhet të jesh pjesë e garës! S’e kam personale!

Për kandidatin për kryetar në PD, Agron Shehaj, kreu aktual, Lulzim Basha nuk duhet të jetë fare pjesë e garës.

 

Sipas tij, gjatë këtyre viteve, Basha tregoi se nuk mund ta çojë Partinë Demokratike në fitore dhe prandaj, duhet të kishte dhënë dorëheqjen.

 

Reklamë

Agron Shehaj, që është edhe një ndër kandidatët më të votuar për deputet në zgjedhjet e 25 prillit, sqaroi se nuk ka asgjë personale me Lulzim Bashën.

 

“Lulzim Basha duhet të jepte dorëheqjen dhe nuk duhet të rikandidojë, përgjegjësitë nuk duhen kërkuar për vendimet e marra gjatë fushatës elektorale. Humbja jonë i ka rrënjët në vendimet e marra gjatë katër viteve të opozitës. Koha për të shkuar në zgjedhje në 13 qershor nuk është fare e mjaftueshme, por nuk kemi çfarë të bëjmë. Shpresoj që Basha të mos mendojë se unë po i bëj diçka, unë mendoj se Basha bëri aq sa mundi, nuk është çështje personale është çështje që ka të bëjë me fatin e PD-së.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë