Subscribe

31-vjeçari që goditi me grusht kreun e partisë demokratike Sali Berisha gjatë protestës së opozitës, kërkon lirinë në gjykatën e apelit.

 

Gerti Shehu përmes avokatëve të tij mbrojtës kërkon ndryshimin e masës së sigurisë, nga arrest me burg në “arrest shtëpie”, ose shtrim të detyruar në spitalin psikiatrik.

 

Ai akuzohet për veprën penale “goditje për shkak të detyrës”. Ngjarja ndodhi gjatë protestës së 6 dhjetorit të thirrur nga partia demokratike. 31-vjeçari arriti të kalonte perimetrin e sigurisë dhe të godiste me grusht në fytyrë Sali Berishën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *