Subscribe

Muaji i shenjtë i Ramazanit do të nisë këtë të premte. Kryetari i komunitetit mysliman në Shqipëri uroi të gjithë besimtarët për agjërimin që këtë rradhë, si asnjëherë më parë, zhvillohet në kushtet e mbylljes së xhamive nga pandemia.

BUJAR SPAHIU

KRYETAR I KOMUNITETITMYSLIMAN

Muaji i Ramazanit është muaji i durimit, i lutjes, i Kuranit, i bujarisë, është muaji i dashurisë, vlerave njerëzore, respektit dhe dorëzimit ndaj Krijuesit.

Gjatë këtij muaji të rizgjojmë ndjenjat e bukura, të ndezim shpresat, të pastrojmë ndërgjegjet dhe të lutemi sa më shumë, sepse mëshira e Zotit në këtë muaj është e pakufishme.

Kreu i komunitetit nënvizoi se agjërimi është personal e në kushtet e pandemisë, edhe falja mund të kryhet në mënyrë individuale.

Jemi mësuar që Ramazanin ta presim me namzain e teravive, me përqafimet vëllazërore, me lutjet e përbashkëta krah në krah, por këtë Ramazan po e presim me një atmosferë ndryshe.

Feja Islame i ka dhënë një rëndësi të madhe xhematit, adhurimeve të përbashkëta në grup, por Allahu i ka dhënë mundësinë njeriut që ta adhurojëAtë edhe individualisht. Kjo vlen edhe për Ramazanin.

Kjo periudhë izolimi, sipas klerikëve muslimane, duhet të përjetohet në mënyrë produktive duke i kushtuar kohë famijes dhe besimit, si dhe ndihmës së personave në nevojë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *