E hënë, 16 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Agjenti i Hysaj: Napoli refuzoi 50 mln euro nga Chelsea, tani mund të ikë falas

Napoli rrezikon të mos marrë asnjë qindarka nga largimi I Hysaj.

Paralajmerimin e ka dhënë agjenti I kapitenit të kombëtares shqiptare, Mario Giuffredi në një interviste për mediat italiane.

I pyetur nëse Hysaj do të ikë në janar nga klubi Italian, ai tha se ende mund të thuhet dicka për këtë gjë.

Mirëpo, agjenti I futbollistit shqiptar deklaroi se nëse Napoli nuk e shet në janar, Hysaj mund të ikë me parameter zero në verën e vitit të ardhshëm.

Reklamë

 

“Para një viti, Napoli mund të merrte 50 milion euro nga kartoni I Hysaj nëse do ta kishte lënë të largohej tek Chelsea. Tani rrezikon të ikë pa asnjë qindarkë”.

 

I pyetur në lidhje me një shkëmbim të mundshëm me Florenzin nga Roma, agjenti I Hysaj, tha se është e vërtete që mbrojtësi pëlqehet shumë në kryeqytet por nuk e di nëse mund të ndodhe një operacion I tillë në muajin janar.

Vazhdo të lexosh

Reklamë