Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar sërish nga qelia në lidhje me arrestimin e tij me urdhër të SPAK.
Në rrjetin e tij social, Veliaj ka shpjeguar edhe epidosin që ai ka patur me një nga agjentët e BKH-së.
Sipas dosjes së Prokurorisë së Posaçme, kryebashkiaku i ka dërguar mesazh agjentit të Byrosë Kombëtare të Hetimit për ta intimiduar, por nga ana tjetër, Veliaj shkruan se zyrtari i këtij institucioni i ka shkruar në aplikacionin Whats App Ajola Xoxës ditën e shtunë duke i thënë që të paraqitet në SPAK.
Veliaj shton se ai i ka shkruar Samet Gurgurit pasi sipas tij, ky i fundit dhe prokurori Ols Dado po i përndiqnin familjen.
Erion Veliaj: Duke qenë se u bë e përsëritur, që sapo largohesha nga jashtë vendit, Olsi i sulej familjes sime, i shkruaj me sms këtij Sametit “është ditë e shtunë – sabat, shabat – edhe Perëndia pushoi të shtunën” dhe i kujtoj se është “turp kjo përndjekje e përsëritur e sime shoqeje sapo unë largohem nga vendi, e i them thuaji Ols Dados boll e molestove gruan time”.
Më the Veliaj shton se pas këtyre sulmeve të prokurorit Ols Dado dhe agjentit të BKH Samet Gurguri qëndron Sali Berisha.
Erion Veliaj: Bëra edhe një kërkim në Google këtij Sametit e më doli një specialist në Spital të Fierit, aktivist i Partisë Demokratike, dega Libofshë, dhe komentues i rregullt kundër partizanëve, antifashistëve dhe komunistëve gjakatarë. Jam gjithashtu i ngazëllyer që aktivistë si Sameti i japin Partisë së Kënetës kohën, energjinë dhe statuset e tyre – gjaku i ri për kërma si Saliu është jetik për mbijetesën e kufomës së tij politike.
Por, si zyrtar shtetëror, Sameti duhet të çojë një fletë-thirrje, me letër e me vulë, siç ia çon çdo vrasësi – e siç do duhet t’ia çonte edhe plasësit Shkëlzen apo vrasësit Sali. Nuk besoj se Sameti atyre u shkruan “o Sali” ose “o Zeno”, siç më thotë mua “o Erion”. Dhe nuk besoj jo e jo, se e zgjon Arminën apo Lirinë të shtunave në mëngjes, pasi i ka mbajtur nga 9h më parë (s’di t’i ketë thirrur ndonjëherë megjithëse për fondacione jotransparente dhe mbathje transparente janë nona), për t’u thënë “ejani edhe i her knej nga SPAK-u”.
Veliaj shton në reagimin e tij se agjenti i BKH-së ka shkuar në ambjentet e Bashkisë më datën 31 dhjetor, ka qëndruar deri në orën 18:00 dhe ka marrë të gjitha dokumentet që ka kërkuar në bazë të hetimeve që po kryenin./vizionplus.tv





