Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
22 April 2026
Vizion fokus

28 milionë dollarë humbje, Evropa llogarit koston e një...

20 të vdekur në Nigeri pas sulmit të Boko...

Pentagoni: Do të duhen gjashtë muaj për të pastruar...

Vizita e Ramës në Athinë, Dule: Takimi me Mitsotakis...

Si po ndikon ndërprerja e internetit në Iran tek...

Të shtëna me armë zjarri në Kurbin

EMRAT/ Ndryshime në kupolën e Policisë së Shtetit, emërimet...

Scott Bessent: Nafta e sekuestruar e Iranit dhe Rusisë...

Vrasja me armë në Memaliaj, policia jep detaje mbi...

Rama sqaron “ngërçin” me pronat: Nuk lidhet me pakicën...

Agjencitë ndërkombëtare vlerësojnë ekonominë shqiptare, borxhi publik është përmirësuar

3 Gusht 14:32

Dy agjencitë ndërkombëtare të vlerësimit Moody’s dhe Standard & Poor’s konfirmuan vlerësimin B+ për Shqipërinë me pritshmëri të qëndrueshme.

 

Ky konfirmim bazohet në rritjen e qëndrueshme ekonomike dhe vijimësinë e saj në periudhën afat-mesme; uljen e borxhit publik dhe deficitit, si dhe përmirësimi i llogarisë korrente dhe përballueshmërinë e tyre nga flukset hyrëse të Investimeve të Huaja Direkte.

 

Agjencitë vlerësojnë se profili makroekonomik i Shqipërisë si dhe parametrat e borxhit kanë vazhduar të përmirësohen. Vlerësimi i qëndrueshëm merr në konsideratë nga njëra anë përmirësimin e profilit makroekonomik, progresin në reformat strukturore dhe institucionale, si dhe konsolidimin fiskal të arritur gjatë viteve të fundit.

 

Vlerësohet se dinamika e rritjes ekonomike është përmirësuar gjatë viteve të fundit me perspektivën ekonomike të favorshme, pavarësisht moderimit të rritjes gjatë këtij viti. Situata e jashtme sidomos e rritjes në vendet partnere të tregtisë, si dhe luhatjet klimaterike përbëjnë rreziqet kryesore ndaj rritjes.

 

Pavarësisht se situata e fundit politike identifikohet si një rrezik për perspektivën ekonomike dhe për ritmin e implementimit të reformave strukturore, agjencitë vlerësojnë se qeveria shqiptare do të vijojë me axhendën e reformave në afatin e mesëm, në linjë me aspiratat për integrimin në BE.

 

Autoritetet po vijojnë në mënyrë aktive përpjekjet për të rritur qëndrueshmërinë e borxhit publik. Agjencitë parashikojnë vazhdimin e konsolidimit fiskal dhe vijimësinë e uljes së borxhit publik, në përputhje edhe me rregullin fiskal, si dhe vlerësojnë pozitive përpjekjet e autoriteteve për të përmirësuar administrimin e të ardhurave.

 

Gjithashtu vlerësohen planet për të rritur rolin e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë në vlerësimin e rreziqeve të mundshme të PPP.

 

Vlerësohet se cilësia e institucioneve shqiptare është përmirësuar në vazhdën e rrugëtimit drejt BE, gjë e cila mbështet perspektivën pozitive të rritjes afatmesme. Progres i dukshëm është bërë në reformën në drejtësi, e cila po vijon, si dhe në luftën kundër ekonomisë informale, korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ndërkohë që  progresi në fushat e “sundimit të ligjit” dhe “të drejtave të pronësisë” ka përmirësuar klimën e biznesit.

Posted Under:
Ekonomi
Tagged:
ekonomi Reforma Shqipëri Vlerësim

Nga e njëjta kategori

Inspektohet nënstacioni “Tirana 3”, Karakaçi: Investim kyç për sigurinë energjetike

më shumë...

Biznesi: Nafta na ka çakorduar! Sipërmarrësit, apel qeverisë: ose ul taksat, ose na subvenciononi

më shumë...

Bie numri i krerëve të bagëtive, blegtorët ankohen se rritja e kosotove po i çon në falimentim

më shumë...

Kaos dhe vonesa në aeroporte, shmangni fluturimet me tranzit të shkurtër

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

9:49

28 milionë dollarë humbje, Evropa llogarit koston...

9:44

Çfarë i ndodh trupit tuaj kur stërviteni...

9:34

20 të vdekur në Nigeri pas sulmit...

9:15

Pentagoni: Do të duhen gjashtë muaj për...

9:02

SHBA reagon pas vizitës në Kosovë të...

8:57

Vizita e Ramës në Athinë, Dule: Takimi...

8:55

Si po ndikon ndërprerja e internetit në...

8:40

Të shtëna me armë zjarri në Kurbin

8:30

Përplasja me Sonin, Dorina e “Spirit Voice”...

8:24

EMRAT/ Ndryshime në kupolën e Policisë së...

8:06

Scott Bessent: Nafta e sekuestruar e Iranit...

7:51

Vrasja me armë në Memaliaj, policia jep...

7:28

Rama sqaron “ngërçin” me pronat: Nuk lidhet...

7:13

Gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama: Hetimet...

7:13

Makina përplas motorin në Lushnjë, një i...

7:03

Aksident në aksin Shkodër-Velipojë, tre të plagosur

6:58

EMRI/ Aksident i rëndë në Thumanë, humb...

6:43

Aksident në Laç, plagoset shoferi dhe dy...

6:43

Zjarri në pallatin te Farmacia 10, Ristani:...

6:26

Rusia pezullon naftën kazake drejt Gjermanisë përmes...

Më të klikuarat

  • Detaje nga vrasja në Memaliaj/ Goxhaj u qëllua pas një sherr...
  • E trishtë në Shkodër/ Kërkoi ndihmë pas lindjes së binjakëve...
  • EMRI/ Aksident i rëndë në Thumanë, humb jetën një person!
  • Përplasja me Sonin, Dorina e “Spirit Voice” i përgjigjet Jon...
  • Kush është fermeri që largohet nga Ferma Vip 3
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.