Agjencia Evropiane e Barnave lëshon alarmin e valës së katërt të Covid  pasi të dhënat më të fundit për pandeminë në Evropë dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë parashikojnë se deri në shkurt mund të numërohen edhe 500 mijë vdekje të tjera nga virusi në kontinentin tonë .

 

Drejtori i OBSH-së për Evropën Hans Kluge tha se Europa është kthyer tashmë  në epiqendrën e pandemisë.

 

Shkalla aktuale e infeksioneve në 53 vendet e rajonit evropian është një shqetësim i madh. 

 

Agjencia Evropiane e Barnave sqaroi se është absolutisht e rëndësishme që të gjithë të vaksinohen, sepse askush nuk mbrohet përderisa të gjithë janë të mbrojtur.

 

 

“Numrat po përkeqësohen pothuajse kudo, përfshirë Italinë, me disa rajone që kanë filluar të shkaktojnë shqetësime serioze. Në Itali rënia javore e vaksinimeve korrespondon me një rritje jo vetëm të të infektuarve, por edhe të pacientëve të shtruar, si në pavijonet e zakonshme ashtu edhe në ato intensive.

 

 

Agjencia Europian e Barnave (EMA) ende nuk ka saktësuar se cila do të jetë koha që duhet për të miratuar ilaçin anti-Covid tableta e Merck’s Molnupiravir./TGCOM

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *