Agim Kajmaku tërhiqet nga kërkesa për të hequr masën “arrest me burg”

Ish kryebashkiaku i Vorës, Agim Kajmaku është terhequr nga kërkesa për ndryshimin e masës së sigurisë.
Avokatet mbrojtës të Kajmakut nuk u paraqiten në seancë e për këtë arsye gjykata pushoi cështjen për kërkesën e tij për ndryshimin e masës së sigurisë.
Agim Kajmaku ndodhet në arrati që nga koha kur u lëshua urdhërarresti ndaj tij për disa akuza. Kajmaku akuzohet për falsifikim formularesh, shpërdorim detyre dhe ushtrim funksioni public pas përfundimit të mandatit.
Atë e kapi ligji I dekriminalizimit teksa sipas organit të akuzës kishte fshehur në formularin e dekriminalizimit një dënim të Greqi.
Denoncimi I pare ndaj tij u bë në muajin gusht nga Partia Demokratike, gjë e cila vuri në lëvizje edhe Prokurorine.




