Bota
Afganët nuk largohen nga aeroporti, duan të ikin me çdo kusht!/ 10 të vdekur

Vazhdon situata kaotike në aeroportin e Kabulit.
Gjatë kësaj të hëne u publikuan pamje dramatike ku njerëzit vraponin dhe vareshin në avionë për të ikur sa më parë nga vendi.
Reklamë
E njëjta situatë vazhdon edhe gjatë mbrëmjes.
Mediat e huaja raportojnë se qytetarët janë të frikësuar nga regjimi taleban dhe duan të ikin me çdo kusht.
Me qindra njerëz ndodhen në aeroport, ndërkohë që raportohet që numri i viktimave ka shkuar në dhjetë.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




