Bashkia e Korçës ka nisur procedurat për të transferuar si pronë të saj ish fushën e aeroportit të Lumalasit. Në mbledhjen e Këshillit bashkiak të qytetit u miratua kjo kërkesë që ka si projekt rivënien në funksionim të aeroportit të Lumalasit.

‘Projekti është madhor, dhe qasja jonë do jetë ta nisim fillimisht me fluturime turistike e sportive. Duhen disa investime minimale si rrethimi, heqja e blloqeve të betonit e nivelimi I tokës’ tha kryebashkiaku Sotiraq Filo.

Ai sqaroi se është hartuar edhe studimi I fizibilitetit që e nxjerr rentabël  funksionimin e aeroportit edhe nga ana ekonomike. Për të mundësuar ndërhyrjen apo realizimin e këtij projekti, duhet që territori I ish aeroportit të Lumalasit të kalojë nga pronësia e Ministrisë së Mbrojtjes në zotërim të bashkisë Korçë pa të drejtë tjetërsimi veç destinacionit si aeroport.

Tashmë është zgjidhur edhe pengesa me konçesionarin e Rinasit dhe projekti I rëndësishëm jo vetëm për Korçën por edhe rajonin juglindor është gati të konkretizohet.

Aeroporti I Lumalasit është hapur që nga vitet ’30-të të shekullit të kaluar.

Vitet e fundit sipërfaqja që ze ky aeroport  I pa vënë në funksionim deri më tani u  zu me blloqe betoni pas rastit të trafikut të drogës nga ajri në Divjakë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *