Ish-prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla i është komunikuar akuza paraditen e të mërkurës nga SPAK. Llalla akuzohet për “mosdeklarim të të hollave në kufi”.

 

Bëhet fjalë për për mosdeklarimin e një shume parash në Gjermani që e ka përdorur për shkollimin e vajzës. Ish-kryeprokurori Llalla pretendon se këtë shumë e kishte marrë borxh nga një mik.

 

Llalla është një nga tre zyrtarët e lartë, mes të cilëve edhe ish-kryebashkiaku Vangjush Dako,  i cili është shpallur non-grata së bashku me familjen në SHBA.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *