Subscribe

Të hënën e ardhshme ish-Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla do të mësojë nëse do t’i nënshtrohet Vetting-ut, apo do t’i shpëtojë procesit të verifikimit të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe aftësive profesionale.

 

Kolegji i Posaçëm i Apelimit në seancën e fundit, dëgjoi konkluzionet e palëve të përfshira në proces. Komisionerin Publik theksoi se Lalla duhet t’i nënshtrohet Vetting-ut, pasi ende gëzon statusin e magjistratit të përfituar pas largimit nga organi i akuzës.

 

“Adriatik Llalla e gëzon ende statusin e magjistratit për shkak se është ish-Prokuror i Përgjithshëm dhe nuk ka dhënë dorëheqjen në institucionin përkatës, pranë KLD-së. Ai nuk e ka dhënë dorëheqjen në formën e kërkuar”.

 

Adriaik Llalla, nuk ishte prezent në sallë. Por avokati i tij ripërsëriti qëndrimin se ai është dorëhequr nga sistemi i drejtësisë dhe se nuk përfiton asnjë post në sistem.

 

“Parashikimet ligjore theksojnë se nëse subjekti jep dorëheqjen, procesi i Vetting-ut ndërpritet. Lalla ka dhënë dorëheqjen tek presidenti i republikës, i cili mban postin e kryetarit të KLD-së”.

 

Procesi i Vetting-ut ndaj ish-kryeprokurorit u ndërpre nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pas dorëheqjes së tij nga e drejta për t’u emëruar gjyqtar i Gjykatës së Apeli dhe rrjedhimisht nga i gjithë sistemi i drejtësisë.

 

Aktualisht Llalla ndodhet në Turqi, ndërkohë që po hetohet nga prokuroria për 4 akuza.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *