E hënë, 16 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

Adoleshenti sulmon me thikë dy efektivë në Bosnje-Hercegovinë, vdes njëri prej tyre

Një 15-vjeçar sulmoi dy oficerë në një stacion policie në rajonin Bosanska Krupa të Bosnjë-Hercegovinës mbrëmjen e së enjtes.

Njëri prej oficerëve humbi jetën.

Sipas njoftimeve zyrtare, autori i mitur ka hyrë në komisariat dhe ka sulmuar me thikë efektivët.

Njëri ka humbur jetën për shkak të plagëve të marra, ndërsa i dyti ndodhet në spital në gjendje të rëndë.

15-vjeçari u arrestua, sipas zëdhënësit të policisë, ndërsa motivi i sulmiot është ende i panjohur./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë