Vendimi i autoriteteve të Kosovës për të transformuar Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK) në ushtri, është një vendim sovran, dhe ne mbetet ta respektojmë, deklaroi komandanti i Komandës së Përbashkët të Forcave Aleate në Napoli, admirali James Foggo.

 

Komentet e tij, admirali Foggo i ka bërë në një konferencë për mediat në Shkup, pas takimit që realizoi me ministren e Mbrojtjes së Maqedonisë, Radmilla Shekerinska, raporton Anadolu Agency.

 

Ndër t tjera Foggo, është shprehur se, Kosova është një demokraci e njëjtë ashtu siç janë Maqedonia dhe Serbia ku qytetarët votojnë personat të cilët marrin vendime në emër të tyre.

 

“Nga këtu them se ky është një vendim sovran të cilin do të duhet të bëjë Kuvendi i Kosovës për transformimin e FSK-së”.

 

Admirali tha se i është thënë se procesi i transformimit do të zgjasë 10 vjet, për të shtuar se ndërkohë është detyrë e tij të kujdeset për një ambient të sigurtë dhe të garantojë lirinë e lëvizjes së lirë.

 

Ne jemi të gatshëm për çfarëdo vendimi që do të merret këtë javë, ka thene nder te tjera Foggo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *