Gjykata e Tiranës ka lënë në burg katër punonjësit e Institutit Bujqësor Kamëz, të arrestuar më 23 shtator 2022.

Ata akuzohen se kanë abuzuar me tenderin 10.5 milion lekësh.

 

 

 

Punonjësit e arrestuar mbanin detyra të rëndësishme në Universitetin Bujqësor.

 

Punonjësi Ali Rasha, 62 vjeç, Drejtor i Fermës Didaktike Eksperimentale në Universitetin Bujqësor Tiranë; punonjësi Tahir Ballgjini, Përgjegjës i Sektorit të Bujqësisë, punonës Rushit Suna, 59 vjeç specialist i Sektorit të Bujqësisë dhe punonjësi Ahmet Mejdani 64 vjeç,me detyrë magazinier në magazinën qendrore në Universitetin Bujqësor Tiranë.

 

Ndërkohë, mësohet se Gjykata ka deklaruar se dëmi i shkaktuar prej tyre është i konsiderueshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *