Gjykata Themelore në Gjilan ka njoftuar përmes një komunikate se ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej tridhjetë ditësh të pandehurit M. S.

 

I pandehuri dyshohet se me datë 7 shkurt 2019, në fshatin Mogillë Komuna e Vitisë, ka keqpërdorur seksualisht të miturën nën moshën 16 vjeçare N. K.

 

“Me këto veprime i pandehuri M. S., ka kryer veprën penale keqpërdorimi seksual i personave nën moshën 16 vjeçare, nga neni 235 paragrafi 1 nënparagrafi 1.3 lidhur me nenin 232 paragrafi 3 nënparagrafi 3.7 të Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”.

 

“Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, duke marre ne konsiderate ndjeshmërinë e kësaj vepre, gjithashtu edhe ndikimin tek e dëmtuara, gjë që do të pamundësonte rrjedhën normale të procedurës penale”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

 

Kjo ngjarje dhe ky vendim vjen ne kohen kur Kosova u trondit nga nje ngjarje e rende ne Drenas. Një 16-vjeçare u përdhunua nga mësuesi i saj dhe më pas nga polici, ku ajo shkoi për të bërë denoncimin./R.E.L

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *