E shtunë, 14 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 02:10 Në vijim ora 02:10: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Abuzimet në Tiranë-Elbasan, rrëzohet akuza e korrupsionit për Xhikën

Ish-kreut të ARRSH-së, Dashamir Xhikës i është pushuar akuza e korrupsionit në lidhje me dosjen e autostradës Tiranë-Elbasan.

 

Gjykata për Krime të Rënda ka shpallur moskompetencë për dosjen e ish-kreut të ARRSH, Dashamir Xhika, duke ia kaluar Gjykatës së Tiranës.

 

Reklamë

Ish-kreu i Autoritetit Shqiptar të Rrugëve u prangos mbrëmjen e 2 shkurtit 2018 me akuzën e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës.

 

Por pas shpalljes së moskompetencës nga ana e Gjykatës së Krimeve të Rënda ndaj tij tashmë rëndon vetëm akuza e shpërdorimit të detyrës.

 

Xhika dhe 2 ish-vartësit e tij Albens Alite dhe Aksel Qorduku akuzohen per  abuzime ne ndërtimin e rrugës Tiranë-Elbasan.

 

Prokuroria i akuzon se i kanë shkaktuar shtetit një dëm prej 54 mln dollarë, ndërsa kjo rrugë do të kushtonte 407 milionë dollarë, deri në përfundimin e saj.

 

Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda e liroi Xhikën më 23 korrik me një vendim që u mor në fshehtësi, por pas apelimit nga prokuroria, gjykata e riktheu në burg në 1 shtator. Megjithatë, Xhika vijon betejën me drejtësinë për liri.

Vazhdo të lexosh

Reklamë