Sanksionet e vendosura kundër Rusisë si pasojë e sulmeve në Ukrainë kanë ndikuar ndjeshëm në rritjen e çmimeve në gjithë Ballkanin Perëndimor.

 

Produktet ushqimore, karburanti dhe energjia elektrike janë ndër sektorët kryesore që janë prekur nga rritja e kostos.

 

Por nuk kanë munguar bizneset që kanë shfrytëzuar këtë krizë duke abuzuar me çmimet. Në Kosovë, Inspektorati i Tregut ka njoftuar se ka mbyllur përkohësisht dy magazina të operatorëve ekonomikë në Fushë Kosovë dhe Graçanicë.

 

Sipas raportimeve kjo ka ndodhur pasi disa operatorë kanë boshatisur qëllimisht raftet e vajit ushqimor në pikat e shitjes me pakicë, duke krijuar përshtypjen se ka mungesë të produktit.

 

Pas vizitës në një fabrikë vaji në Gjilan, kryeministri Albin Kurti deklaroi se autoritetet përkatëse janë në terren për të hetuar bizneset që kanë rritur çmimin ilegalisht në kohë krize.

 

ALBIN KURTI

KRYEMINSTER I KOSOVES

 

“Padyshim që do të marrim masa, inspektorët janë duke bërë dokumentimi ne të gjitha shkeljeve, mirëpo unë nuk jam i udhëhequr vetëm tek ndëshkimi që duhet të ndodh, por edhe te parandalimi që tashmë po shkaktohet. Ju e dini se inspektorët marrin evidencë për shkeljet pastaj vazhdon procedura e ndëshkimit. Por kjo po merr kohë, njerëzit ushqehen për ditë. Prandaj në spikamë tek ne nuk është vetëm evidentimi dhe regjistrimi i shkeljeve, por edhe parandalimi i dëmeve që po ndodhin me këto manipulime të çmimeve nga faktori njeri dhe kurrsesi nga situata objektive në vendin tonë”

 

Një litër vaj në Kosovë shitet për 3.50 euro, nga më pak se 2.00 euro sa ka qenë disa ditë më parë.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *