“TikTok u shkakton fraktura fëmijëve”, kjo ishte tema e kësaj të enjteje në “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus.
Të ftuarat në studio theksuan se TikTok nuk është i vetmi problem që ka shoqëria sot. Gazetarja Aida Topalli tha se është e frikshme fjalori që përdoret në TikTok nga fëmijët dhe kjo bëhet edhe më e rrezikshme, kur ata nxiten nga prindërit.
Ndërsa gazetarja Tili tha se në Shqipëri ka dështuar prindërimi.
Pjesë nga biseda:
Topalli: Për fat të keq fjalori dhe gjuha që përdoret është ku thërret qameti, se nuk di çfarë gjëje tjetër çfarë të them.
Tili: I ke në klasë, i ke në familje. Ka dështuar prindërimi.
Topalli: Gjëja e parë që më vjen ndërmend është them, a ka prind ky fëmijë.
Borakaj: Po familjet çfarë mendojnë?
Topalli: Spiderman është më normalja, unë kam parë prindër që nxjerrin fëmijët me fjalor banal. Kemi parë pafundësisht. Përgjegjësia është zero. A duhet të ketë ndërhyrje, a kemi legjislacion.
Tili: Legjislacioni është.
Kele: Kemi rastin e Sarandës ku janë arrestuar gjyshja dhe babai. Po jetojmë në një botë dixhitale. Do vijë një moment që do jetojmë më shumë në hapësirën dixhitale se sa në në jetën reale. Prandaj duhet të ketë ligje dhe për hapësirën dixhitale. Siç kemi ligje në jetën reale, ashtu duhet të jenë dhe në atë dixhitale. Në Shqipëri ne e dimë kush përhap gjuhë urrejtjeje.