A mërzitet kur e thërrasin nusja e Jozefinës? Cindy Marina flet “pa dorashka”
Cindy Marina, bukuroshja e ekranit ka ardhur këtë të martë me një rrëfim ndryshe në emisionin “Vizioni i Pasdites” të moderuar nga Brikena Prifti në Vizion Plus.
Cindy Marina e cila është në një lidhje dashurie me Genar Topallin, djalin e ish-kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli.
Ajo ka folur për lidhjen e saj të dashurisë por edhe si është të kesh Jozefina Topallin vjehrrë.
Pjesë nga biseda:
Brikena Prifti: Të vjen mirë, apo jo dhe aq mirë, kur të thonë nusja e Jozefina Topallit?
Cindy Marina: Ndihem mirë. Sepse është realiteti, është e vërtetë. Ajo është një person shumë e respektuar nga të gjithë njerëzit, unë e respektoj shumë. Unë e vlerësoj që jam pjesë e familjes së tyre. Nuk ndihem keq edhe nëse përmendem në media.
Brikena Prifti: Si është si vjehrrë Jozefina?
Cindi Marina: Është shumë e dashur, shumë e ngrohtë, më ka bërë të ndihem mirë që në fillim. Kur bëhesh pjesë e familjes së partnerit, patjetër që është gjë shumë e mirë.




