Subscribe

Marrëdhënia e kirurgut 42-vjeçar Dervish Hasi, ka shkaktuar debat të ashpër në studion e “Vizioni i Pasdites” të moderatores, Brikena Prifti në Vizion Plus.

Të pranishëm në studio ishin teologu Ilir Curri, pedagogia Malvina Tafciu, ish-Myftiu i Tiranës Ylli Gurra, avokatja Nexhi Beqiri dhe në lidhje me “Skype”, historiani Olsi Jazexhi.

Lexo edhe :

Related Posts

Poligamia, marrëdhënia me të mitur dhe çfarë thuhet në Kuran mbi raste të tilla ishin pikat ku të pranishmit debatuan mes tyre.

Për historianin Jazexhi komentet në media ishin histerike në drejtim të kirurgut. Sipas tij askush nuk ka të drejtë ta gjykojë atë, për sa kohë në fenë myslimane është e lejueshme poligamia.

Por deklarata të tilla patën kundërshti të fortë nga ana e të ftuarve. Për teologun Curri libri i shenjtë i Kuranit ka sjellë mesazhe të Zotit për të gjitha kombet  dhe kulturat, dhe nuk urdhëron në asnjë moment poligaminë. Sipas tij urdhëresa me lejimin nuk duhet ngatërruar.

Në të njëjtën linjë me të ishin edhe pedagogia Tafciu si dhe ish-Myftiu i Tiranës Ylli Gurra.

Ndërsa për avokaten Beqiri në Shqipëri nuk ka ligje myslimane dhe të krishtera, por vetëm ligje shteti, pasi vendi jonë është shtet laik.

Pjesë nga biseda:

Brikena Prifti: Si e gjykoni rastin?

Ilir Curri: Falënderimet i takojnë Allahut Zotit të Botëve. Duhet të kuptojmë diçka, shoqëria jonë në këndvështrimin fetar është një shoqëri në tranzicion të vazhdueshëm për tu pozicionuar kundrejt vlerave që kanë të bëjnë me moralin. Në këtë aspekt po shohim që të rinjtë dhe të rejat nëse në dekadën e mëparshme numëroheshin me gishtat e dorës njerëzit në xhami, sot kemi shumë që hyjnë në xhami. Të rinjtë dhe të rejat që hyjnë në Islam, në një shoqëri që kanë problemet e veta, shumë prej tyre synojnë t’i përdorin aspektin fetar për të plotësuar disa pjesë të epsheve të veta, kjo është negative, pozitivja tendenca e rinisë, për të ndërtuar jetën në bazë të rregullave të përcaktuara në Kuran.

Brikena Prifti: Rastin si e ka parë?

Ilir Curri: Edhe pse nuk kam shumë informacion, në shumë raste e kam konsideruar tek lajmet bombastike, kam parë një denigrim të plotë të figurës së mjekut.

Brikena Prifti: E padrejtë?

Ilir Curri: Unë nuk mund të bëj rolin e kadiut, Kur shoh aty abuzim me të mitur, kjo nuk ka asnjë lloj kulture,a snjë lloj feje. Apo kur bëhet fjalë për poronografi askush nuk munad ta legjitimojë, ajo mbetet amorale dhe e dënueshme, në të kundëret çështja kthehet tek princimin i poligamisë.

Brikena Prifti: Është e ndaluar në Shqipëri.

Ilir Curri: Islami e ka përcaktuar qartë dhe është në përputhje me logjikën e njeriut kur Zoti krijoi Ademin, krijoi edhe Havanë, nuk kemi Kristin e Ademit dhe 3-4 Havave. Islami është një burrë një grua, jo burrë burrë, jo grua grua. Pjesa tjetër, ato përjashtimet martesa me më shumë se një grua ka të bëjë me veçori specifike. 99% e njerëzve janë të martuar një burrë një grua.

Brikena Prifti: Malvina si e sheh ti?

Malvina Tafciu: Sa i përket rastit në fjalë nuk është as i pari dhe as i fundit. Ndaj jemi mbledhur këtu që të themi një gjë të vërtetë, që bie ndesh me çdo lloj kodi. Duhet theksuar që koncepti Islam, mbi këtë çështje që duhet të theksohet prevalon përgjegjësi në dashur. Martesa është bashkimi ligjor i një mashkulli me një femër. Kurorëzim ligjor. Dhe jo dashuri pa përgjegjësi që është në rastin konkret. Dua të theksoj gjithashtu se të gjitha këto lloj shfaqje që po kthehen në fenomene të rrezikshme, distancohen nga konceptet Islame. Nuk është e drejtë t’i bëjmë këtë qasje fesë, martesa sipas fesë është një burrë dhe një grua, jo burrë me burrë, apo me 3-4 gra. Është e lejuar poligamia, por Kurani mbart mesazhet e Zotit, dhe aty gjejmë mesazhe që i përshtatet Shqipërisë apo vendeve Arabe, dhe nuk bie ndesh me ligjet tona.

Brikena Prifti: Olsi opinioni juaj?

Olsi Jazexhi: Rasti ka qenë histerik për mënyrën se si është interpretuar nga mediat. Personi në fjalë po të jetonte në Malajzi, Indonezi, do të ishte një person i respektuar. Në Shqipëri sipas histerisë që ka mbjellë komunizmi, dhe islamofobisë së shtuar në vend, ku myslimanët burgosen pse shkruajnë në Facebook poshtë Izraeli. Në historinë e Shqipërisë poligamia ka qenë një nga normat e shqiptarëve deri në vitin 1928, ku Sheriati ishte si ligj. Poligamia u hoq pas adoptimit të ligjit të Zogut zyrtarisht, por u mbajt jozyrtarisht. Poligamia vazhdon sot e kësaj dite. Kemi në qytete apo zonat fshatare shumë qytetarë që kanë nga 2-3 gra. Kjo është praktikuar edhe në kohën e komunizmit.

Nexhi Beqiri: Komunizmi u ngrit kundër fesë, jo më të lejonte bashkëjetesat me 2-3 gra. Dihet lëvizja e madhe në 1967 kundër fesë, jo të lejohej bashkëjetesa me 2-3 gra.

Jazexhi: Unë kam jetuar vetë në kohën e komunizmit, nëpër fshatra të Fierit, Korçës apo Tiranë ka patur raste që një burrë jetonte me 2-3 gra. Sipas fesë Islame Allahu ju thitë burrave merrni 2-3 apo 4 gra. Në botën myslimane poligamia është diçka normale, në Malajzi e mbrojtur ligjërisht. Por në Shqipëri nga 1928 kur u hoq Sheriati dhe mori kodin civil francez, në Shqipëri ekziston një histeri që vjen nga komunizmi.

Brikena Prifti: Histeria nuk ka qenë vetëm në poligami, por tek videot pornografike, por dhe mosha.

Jazhexhi: Unë e di rastin. Nuk është gjendur asnjë rast pornografik, është fakenews, personit në fjalë i janë hapur edhe procese të njohura më herët.

Brikena Prifti: Ju thoni gënjen policia?

Jazexhi: Unë nga avokati di që nuk është gjetur asnjë material i tillë, janë gjetur vetëm mesazhe dashurie, dhe çdo gjë është ligjore. Në Shqipëri patja e tre dashurave nuk përbën krim, kemi shumë zyrtarë të qeverisë, kemi ish-zv.kryeminsitrin që kishte gruan në shtëpi kishte dashnore drejtoren e tij. Rasti i doktorit në fjalë është një rast tjetër. Ai nuk është arrestuar për martesë nën 18-vjeç. Kemi Arapin në Lushnje pse u martua me një vajzë nën 18-vjeç, edhe një rast në Sarandë u arrestua pse kreu marrëdhënie me 15 vjeçaren. Nëse shkojmë në një gjimnaz në Tiranë do të gjejmë shumë nxënës që kanë marrëdhënie me njëri-tjetrin. Por në rastin në fjalë kemi sulm ndaj myslimanëve.

Nexhi: Beqiri: Unë dua të theksoj se Shqipëria është një vend laik, nuk bazohet në Sheriat. Ata që besojnë në fenë myslimane apo katolike të respektojnë ligjet e shtetit shqiptar. NË Shqipëri nuk lejohet të kesh dy, tre apo gra.

Ilir Curri: Ne si shoqëri shqiptare me shumicë myslimane duhet të çojmë dhe ligjin aty ku nuk cënohen të drejtat e myslimanëve. Ne si shoqëri duhet tu sigurojmë të rinjve dhe të rejave jetesën sipas normave fetare. Nëse ti i ndalon lidhjen e ligjshme në paligjshmëri.

Brikena Prifti: A ka shtetas myslimanë që janë dënuar pse kanë më shumë se një grua?

Jazexhi: Ndodh që një njeri të ketë 3 apo katër martesa, por sipas ligjit shqiptar kur një martesë nuk funksionon, ai bën divorcin dhe mund martohet prapë. Problemi në këtë rast është se i mbajti të 3 gratë në banesë, dhe që nga mosha 14 vjeç ai ka qenë në lidhje me të. E ligjshme është bëj një zgjidhje martese dhe martohu prapë.

Nexhi Beqiri: Ne nuk jemi shtet mysliman.

Jazexhi: Zonja Nexhi se emrin e ke turk dhe mbiemrin mysliman.

Nexhi Beqiri: Gjyshi im ka qenë Hoxhë dhe unë do respektoj ligjet e shtetit shqiptar.

Ylli Gurra: Sigurisht që një pjesë e mirë e myslimanëve normalisht që janë goditur. Unë jam i tronditur nga rasti i minorenes. Mosha, marrja nëpër këmbë e një vajzë minorene aprovimi familjar nuk ka qenë. Përmes ekranit të Vizion Plus dëshiroj të jem zëri i përkundur karshi përbuzjes së myslimanëve. Kurani për mrekullinë e vet në kapitullin për fermrat e kushtëzon mbajtjen vetëm një bashkëshorte.

Olsi Jazexhi: Mos fol mbi Kuran.

Ylli Gurra: Kurani nuk i kufizuar në koherencë, nuk është i kufizuar në kontekste kombëtare, i tejkalon të gjitha. Në raste shumë specifike të një kombi, kulture apo tradite është lejuar poligamia. Por përkufizimi: Duke qenë se ju nuk mund të jeni të drejtë me një dy, tre, katër bashkëshorte për ju është më mirë dhe ju jeni më të drejtë dhe ju e keni më të mundshme me një grua. Martesa nuk është vetëm në vitet e rinisë, ka përgjegjësi mbi fëmijët, bashkëshorten, shoqërinë dhe më shumë se kaq.

/Vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *