Nga 1 korriku ka hyrë në fuqi rritja e pagës për mjekët e sistemit shëndetësor parësor dhe arsimtarët e sistemit parauniversitar. Shtesa e pagës për të dyja kategoritë varion nga 12 mijë lekë deri në 14 mijë lekë në varësi të vjetërsisë së punës.
Mjeku Alimehmeti, mbrëmjen e sotme ishte i ftuar në show-n e Albano Bogdos, “2984” në Vizion Plus.
I pyetur nga Albano nëse ka ndryshuar mendim për Ramën pas rritjes së rrogave për mjekët, Alimehmeti tha: Ai shumë mirë bën që e rrit rrogën, por t’i rrisë më shumë. Për sa kohë që vazhdojnë njerëzit dhe ikin do të thotë që nuk qenka kaq kjo punë. Ka diçka dhe më shumë. Forma e pagesës është njëra. Por sado të të paguajë tjetri, nëse nuk ndihet mirë aty ku ndodhet do të ikë. Duhet ta bësh të ndihet mirë, mos ta denigrosh, mos ta fyesh, duhet ta bësh të ndihet mirë. Nuk ka pagesë për një fyerje dinjiteti. Është më shumë se kaq. Fatkeqësisht këtu ai nuk ka ndonjë zgjidhje të madhe. Nëse mendon të shtojë pagesën dhe të shtojë dhe ofendimin, kjo zakonisht nuk funksionon.
Albano: Pse zakonisht i bën të dyja bashkë? Shton pagesën, shton dhe ofendimin?
Alimehemti: Të mban varuar. Ka shtresa ku kjo mund të ndodhë, por nuk besoj se ndodh në shtresën e intelektualëve./vizionplus.tv





