E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

A kanë votuar qytetarë të ndryshëm më shumë se njëherë? Nisin verifikimet

Tanimë që rezultati i zgjedhjeve për subjektet politike dhe vota preferenciale për deputetët e zgjedhur është miratuar, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në procesin e verifikimit të votimit të më shumë se një herë nga i njëjti zgjedhës.

Të gjitha të dhënat e pajisjeve të identifikimit elektronik që vërtetuan identitetin e votuesit përmes pasaportës, letërnjoftimit dhe shenjës së gishtit janë në përpunim për të zbuluar nëse ekzistojnë raste e votimit të dyfishtë apo të shumëfishtë.

Një gjë e tillë u konfirmiua nga Komisioneri Shteteror për Zgjedhjet Ilirjan Celibashi.

Në përfundim të përpunimit të të dhënave që do të kërkojë edhe disa javë, KQZ, do t’ia dorëzojë ato organeve të drejtësisë, për hetim të mëtejshëm.

E dhëna që do të prodhojë ky proces nuk reflektohet në rezultatin e zgjedhjeve, tanimë të miratuar.

Më shumë video

Reklamë