Subscribe

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi bëri me dije se me Vendim të Këshillit të Ministrave është shkarkuar nga detyra drejtori i përgjithshëm i policisë Gledis Nano.

 

I pyetur nga gazetarja e Vizion Plus Enkelejda Mema, nëse ka përgjegjësi ministri i Brendshëm për ngjarjet kriminale të pazbardhura, Çuçi tha se shkarimi i Nanos është masa efikase për reagimin e uniformave blu.

 

“Ju nuk keni përgjegjësi për aq kohë sa policia është nën varësinë tuaj, për ngjarjet kriminale të pazbardhura sepse ato nuk lidhen vetëm me punën e drejtorit të policisë por edhe të ministrisë”, ishte pyetja e gazetares së Vizion Plus Enkelejda Mema.

 

“Pa diskutim ka shkallëpërgjegjësie. Deri tani Këshilli i Ministrave, qeveria ka menduar që ndryshimi i menaxhimit nëpërmjet drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit është besoj unë një masë efikase për të pasur një reagim më të fortë të policisë në luftën kundër krimit”, tha Çuçi.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *