Subscribe

Sekretari për çështjet ligjore në Partinë Demokratike, Indrit Sefa, foli sot në edicionin qendror të lajmeve në Vizion Plus për zhvillimet e fundit në kampin e opozitës.

Përmes një lidhjeje me Skype, Indrit Sefa, tha për gazetarin Roland Zili se PD-ja zyrtare nën drejtimin e Lulzim Bashës nuk ka asnjë raport pune me marrëveshjet dhe pikat që PS dhe Rithemelimi ranë dakord dy javë më parë, lidhur me Komisionin për Reformën Zgjedhore.

Sefa tha se PD e Bashës nuk do të  jetë  kurrë pjesë e komisioneve me dyer të mbyllura, që po bëhen për pazare. Sakaq ai theksoi se Partia Demokratike e ka bërë të qartë ofertën politike të saj  për zgjedhoren dhe se nëse PS bie dakord për votimin elektronik, listat e hapura dhe votën e disaporës, do të ketë edhe miratimin PD-së.

Gjithashtu Sefa foli edhe për vulën e PD-së që po mbahet peng në Gjykatën e Apelit. Ai tha se PD i bëri kërkesë sot gjykatës që të përshpejtojë procesin e shqyrtimit për vulën e partisë.

Pjesë nga intervista

Indrit Sefa: PD-ja nuk ka asnjë raport me asnjë grup dhe me asnjë tryezë pune, e cila bëhet me dyer të mbyllura. Partia Demokratike gjithë ofertën e saj politike e ka bërë të qartë dhe normalisht ka qenë pjesë e Komisonit të Reformës Zgjedhore ku kishte garanci ligjore dhe kushtetuese ku të gjita palët ishin të barabarta dhe kishin të drejtën e votës, ku kishte përfaqësi të gjithë spektrit politik dhe ishte e gatshme të bashkëpunonte në një tryezë, një komision të hapur për të gjithë forcat politike. Ky kalimi, kalimi i ylberit nga një komision i cili ka garanci kushtetuese në një grup pune me dyer të mbyllura për të mbyllur ca pazare dhe për të bërë ca dakordësi nuk e gjen pjesë partinë demokratike dhe nuk ka për të qenë kurrë pjesë.

Duke qenë të vetëpërjashtuar nga ky proces, si do ti ndertopni ju propozimet tuaja për refirmën zgjedhore?

 Indrit Sefa: PD i ka bërë propozimet konkrete për Reformën Zgjedhore dhe normal;isht në opozitë nuk ka mundësi t’i ndërtojë këto reforma, ato i bën bahskë me qeverinë nëse ka vullnet të përbashkët. Partia Socialiste e bëri të qartë, nuk do votim elektronik, nuk do lista të hapura, nuk do dhe vitimin e qytetarëve të diasporës. Këtë e bëri tëb qartë duke mos u ulur në tryezën e komisioneve zgjedhore, që të avanconim.

PD ka hequr dorë nga çdo llojë përpjekje për Reformën Zgjedhore?

Indrit Sefa: Nëse PS në çdo grup punë bie dakord dhe voton lista e hapura, votim me numërim elektronik, votën e diasporës ka votën e PD-së.  

 Vula e PD-së peng në Apel

 Indrit Sefa:  Sot u bë në mënyrë proceduriale, shkresë që palët i drejtohen procedurialisht Gjykatës që të vihet në lëvizje.  Të shqyrtojë këtë çështje jahstë radhës duke pasur në konsideratë impaktin e fortë publik që ka. I kërkojmë palës tjetër në këtë proces që të deklarohet publikisht do e pranoje  ose jo vendimin e gjykatës cilido qoftë ai./vizionplus.tv/ 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *