Avenir Peka, ish zv. ministër i Brendshëm tha në studion e Quo Vadis në Vizion Plus se Nesti Angoni, personi që denoncoi kryebashkiakun Erion Veliaj, është një kundërshtar i tij brenda të së njëjtës forcë politike, pra pjesë e Partisë Socialiste.
Mes klaneve, përgjimeve dhe arrestimeve, Peka ngre dyshime për qëllime të fshehta dhe përballje të ashpra mes figurave kryesore të PS-së, duke theksuar rolin e Veliajt dhe Ballukut në një lojë të rrezikshme politike, ku Rama qëndron si “jokeri” që lëviz fijet.
Pjesë nga biseda:
Borakaj: Nesti Angoni ka gisht apo jo tek përgjimet?
Peka: Nuk e di kush është Nesti Angoni
Borakaj: Dyshon diku?
Peka: Po sigurisht
Borakaj: Ku?
Peka: Te kundërshtaret e tij brenda PS.
Borakaj: Kush janë kundërshtarët më të flaktë të Veliajt brenda për brenda?
Peka: Rama është joker që lëviz fijet e të gjithëve, e pastaj futet përplasjet me njëri tjetrin. Dy klanet kryesore ishin klani i Veliajt me Ballukun. Erionin arriti të djeg klanin e Saimir Tahirit, duke bërë të mundur edhe arrestimin e tij. Të dy janë kandidatë për pasardhës së Ramës. Belinda nuk ka mbështetje nga jashtë, Veliaj ka mbështetje ndërkombëtare. Veliaj kam frikë se do kaloj një kohë të gjatë në burg.
/vizionplus.tv





