Vrasja e 14-vjeçarit këtë javë në Tiranë vuri dhe njëherë alarmin se ku ndodhet shoqëria shqiptare. Pas ngjarjes së rëndë në opinionin publik u hodhën disa teza që nga forcimi i masave shtrënguese deri te mbyllja e disa prej rrjeteve sociale, për të frenuar atë po ndodh.
E ftuar në studion e “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus. Motër Teuta Buka e cila drejton Qendrën Maria Mazzarello tha se është e nevojshme që të punohet fort në disa drejtime.
E pyetur nga moderatorja Borakaj se a është zgjidhje vendosja e oficerit të sigurisë në shkolla, Motër Teuta Buka tha se kjo nuk është zgjidhje.
Pjesë nga biseda:
Borakaj: Motër Teuta, edhe unë jam një nga ato që nëse do të ketë në shkolla një efektiv policie një efekt do ta japë, po kështu do të vazhdojmë gjithë kohën, apo edukimi duhet të fillojë që në kopësht?
Motër Teuta Buka: Policia duhet të bëjë punën e vet, por kjo nuk është zgjidhje. Eleminimi i Tik-Tok nuk është zgjidhje, duhet ndërhyrje e shumëanëshme. Unë rri me fëmijë të vegjël çdo ditë, konstatohet një rritje e madhe agresiviteti.
Borakaj: Nga se vjen?
Motër Teuta Buka: Edhe media luan rolin e vet, edhe familja. Janë dispozitivat elektronik. Nuk është çështja se fëmija shikon kartonat, ëhstë çështje varësie, mos lejimi i fëmijës që të lidhet me realen. Ne nuk e dimë dëmin e madh që i shkaktojmë fëmijës. Familja duhet të jetë më e kujdesshme. Fëmijët kanë dëshira që sot i kanë pas 5 minutash nuk i kanë, prindërit i japin fëmijëva gjëra që nuk i duan. Duhet me shumë urgjencë futjen e një ore ku fëmijët të kenë hapësirë me fol me njëri-tjetrin. Fëmijët mbarojnë mësim në 11:30, nuk bëjnë pushim të gjatë. Por nuk është vetëm roli i institucioneve, duhet të shkojmë dhe te familja.





