Statuset në rrjetet sociale janë një ndër aktivitetet që ndiqet më shumë nga të gjithë, si një mënyrë për të shpalosur atë se çfarë po bëjnë.

 

Një ndër rrjetet që ka filluar të përdoret kohët e fundit është edhe ‘WhatsApp’ i cili ju lejon të ndani fotot dhe videot me njerëzit që përdorin shërbimin e mesazheve që janë bërë një platformë mediatike e përditshme.

 

Kjo veçori është e ngjashme me storit në Instagram dhe Snapchat, ku gjërat që ngarkoni hiqen pas 24 orësh.

 

Për të ruajtur statuset e publikuara ju duhet të ndiqni disa rregulla të njëpasnjëshëm si;

 

Hapni aplikacionin ‘Google Files’ në smartfon dhe klikoni ikonën e hamburgerit, e gjendur ne pjesën e sipërme në të majtë, e më pas prekni ‘Settings’.

Në faqen tjetër, prekni ‘Shoë hidden files’.

Më pas, shkoni tek mënyja kryesore ‘File’ dhe prekni Internal storage.

Pas kësaj, shkoni tek WhatsApp folder > Media > ‘.Statuses’.

Për të ruajtur ndonjë foto apo video, mbajeni gishtin gjatë në të dhe më pak prekeni ‘Copy’.

Më pas, postojeni dokumentin në ndonjë ‘folder’ të caktuar.

Në rast se keni ndonjë paqartësi, ndiqeni videon më poshtë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *