Për ekspertët e ekonomisë, rikthimi i idesë për të legalizuar ose jo kanabisin për qëllime mjekësore është demagogjia e radhës e qeverisë, e cila do të largojë vëmendjen nga hallet reale të vendit. Enriko Ceko u shpreh në “E-ZONË” se trekëndëshi i artë ku duhet të fokusohet qeveria është bujqësi-agropërpunim-turizëm. Janë pikërisht këto degë të ekonomisë që duhen stimuluar, dhe jo të mendojnë për kanabisin.

 

“Unë mendoj se Shqipëria nuk është gati për një nismë të tillë. Në një vend ku ka problem të theksuar me kontrollin e territorit, një ligj i pretenduar nuk do të kishte sukses. Çfarë do ndodhë me bujqësinë shqiptare nese do të kemi një ligj për të kultivuar kanabisin, kush do të merret me prodhimet shqiptare. Është mirë që qeveria të merret seriozisht me trekëndëshin ekonomik, bujqësi-agropërpunin-turizëm. Këto janë degët që do të nxisin ekonominë dhe do të rrisin punësimin”, u shpreh Ceko në E-ZONE.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *