Petrit Vasili u pyet nga gazetarët nëse LSI do të votojë pro apo kundër zgjatjes së mandatit të organeve të vettingut.

 

Ndonëse refuzoi të jepte një përgjigje direkte, Vasili theksoi në një prononcim për mediat, se i zgjatur apo jo mandati i tyre, drejtësia nuk ka lëvizur nga vendi.

 

“Kryesorja është që kemi të bëjmë me një krim shtetëror. Shtesat e ligjit sot janë një farsë pa asnjë vlerë. I zgjatur apo i shkurtuar vettingu, drejtësia nuk ka lëvizur. Këtu kemi një kuvend ku manipulimi shtetëror me vulë e firmë është fakt. Gjithçka që flitet për reformën në drejtësi është farsë. Po flas për drejtësi që nuk funksionin, që nga presidenti, për ne, për gazetarin që u rrëmbye nga civilë të paidentifikuar, Për krimin shtetëror që nuk ndëshkohet, Kjo është kryesorja, gjithçka tjetër është farsë. Nuk kam asnjë lidhje me këto që thoni ju dhe këto forca politike që janë jashtë vëmendjes time.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *