E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

A do ta dorëzojë mandatin që të futet Qori në parlament? Përgjigjet Redi Muçi

Redi Muçi, numri një i listës së Lëvizja Bashkë në Qarkun e Tiranës i cili momentalisht merr mandatin e deputetit, i ftuar në Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj foli për situatën politike brenda partisë.

I pyetur nga moderatorja Borakaj nëse Arlindi është mërzitur që nuk është zgjedhur deputet, Muçi tha se ai është një person që nuk zhgënjehet kurrë dhe do të ecë gjithmonë përpara.

Ndërsa i pyetur se do ta dorëëzojë mandatin për ta hyrë Arlind Qori në parlament, Muçi e mohoi kategorikisht.

Pjesë nga biseda:

Reklamë

Borakaj: Si e përcaktuat renditjen në listën e mbyllur?

Muçi: Votuam në çdo bazë rrethesh, këshilli koordinues vopoi. Arlind Qori vendosi vetë të mso renditet i pari dhe të gjtihë votuam që ai të ishte i dyti.

Borakaj: U mërzit Arlindi që nuk doli?

Muçi: Arlindi politikën e ka pasion, zhgënjimi nuk i vjen si gjendje emocionale, ai nuk zhgënjehet kurrë, ai do vazhdojë gjithmonë përpara.

Borakaj: A ka kërkuar Arlindi që ju të jepni dorëheqjen dhe të futet ai?

Muçi: Sigurisht që jo. Ne jemi projekt serioz, ne i qendrojmë vendimit tonë. Nuk janë manovrat politike për të fituar sa më shuëm vota.

Kaziaj: A do jepni ju dorëheqjen të futet kryetari?

Muçi: Sigurisht që jo.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë