Subscribe

Ditën e sotme në Tiranë mbahet samiti Ukrainë-Europa Juglinore, ku i pranishëm do të jetë edhe presidenti urkrainas Volodymyr Zelensky.

Në lidhje me këtë ngjarje të rëndësishme, në emisionin “7pa5” me moderatorët Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova, ka qenë i ftuar Emilio Çika, ekspert i çështjeve ndërkombëtare.

Lexo edhe :

Related Posts

Ai tha se ky samit mbahet në Tiranë, pasi Shqipëria ka dhënë kontribut në sigurinë rajonale.

“Tirana dhe Shqipëria del në pah si një vend që  ka kontribute të rëndcësishme në atë që është Ballkani Perëndimor dhe për kontributin që ka në atë që është siguria rajonale. Nuk është rastësore që është përzgjedhur Tirana, sepse ka sjell një realitet të shtuar të asaj që ëhstë siguria rajonale, është vlerësuar edhe nga partnerët ndërkombëtar”, tha ai.

Çika foli gjithashtu edhe për një njohje të mundshme të Kosovës nga Ukraina, gjatë kësaj vizite të Zelensky në Tiranë. Ai tha se kjo kërkon një vendimarrje që shtrihet më tej në instancat shtetërore, por nuk përjashtoi mundësinë që të njoftohet një lajm i tillë.

“Nuk është një vendimmarrje rastësore, duhet të ketë vendimmarrje të instancave shtetërire dhe duhet të ketë ratifikime. Mund të ketë një vendimmarrje politike, nga ana tjetër duhet të kalojë në procedura të caktuara që të ndodhi de jure kjo njohje.

Do ishte një lajm i mirë. Kosova ka qenë një nga shtetet e para që ka shprtehur mbështetjen. Këto janë mbështetje politike kryesisht, të cilat sigurisht kanë një rol të caktuar.

Një lajm që do kishte një interes të veçantë do ishte reagimi i presidentit Vuçiç nëse vjen një vendim i tillë”, tha Çika.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *