Subscribe

Mjeku infektolog Ilir Alimehmeti ka qenë pjesë e spektaklit të mbrëmjes në Vizion Plus “Albano Shoë”, i cili trajton temat që shqetësojnë shqiptarët në forma gazmore, ku brenda ka ironi, satirë por shpesh edhe mesazhe të forta.

Moderatori dhe aktori i njohur Albano Bogdo ka nisur “sulmin” që në fillim të intervistës duke e pyetur se a beson te fantazmat dhe nëse ka frikë të shkojë natën në varreza.

Lexo edhe :

Related Posts

Sigurisht që në këtë pyetje “pikante” nuk mund të mungonte dhe një përgjigje e së njëjtës “lartësi”.


Pjesë nga biseda:

Albano Bogdo: A besoni në fantazma?

Ilir Alimehmeti: Mjekët përgjithësisht nuk janë besimtarë.

Albano Bogdo: Nuk thashë a beson, pyeta për fantazmat.

Ilir Alimehmeti: Jo asnjë lloj besimi.

Albano Bogdo: Nëse nuk beson te fantazmat, shkon dot te varrezat në dy të mëngjesit?

Ilir Alimehmeti: Pse jo, mjekët shkojnë në morg, jo në varreza. Nëse kemi ne frikë ku do shkojnë të tjetër.

Albano Bogdo: Ju si intelektual ça shenje horoskopi je?

Ilir Alimehmeti: Unë jam i shtatorit, jam virgjëresha.

Albano Bogdo: Çfarë mendoni për këta njerëzit që besojnë te horoskopi?

Ilir Alimehmeti: Besimi është gjë e bekuar. Pasi ai besimi bën një diçka që bën diçka që ne e quajmë efekt placedo. Për sa kohë që është besim që nuk është i dëmshmë.

/Vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *