E martë, 22 Shtator 2026 Zilia deri në 01:15 Në vijim ora 01:15: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Plagoset me thikë 27-vjeçari në Vlorë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të marte në fshatin Risili të Vlorës, ku një 27-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë pas një konflikti të çastit.

Sipas informacioneve paraprake, dy persona, pasi kanë konsumuar alkool në një nga lokalet e fshatit, janë zënë fillimisht me fjalë, ndërsa më pas njëri prej tyre ka nxjerrë thikën dhe ka qëlluar dy herë në bark 27-vjeçarin.

I plagosuri është dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku sipas mjekëve ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes, ndërkohë që autori është shpallur në kërkim.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë