E martë, 22 Shtator 2026 Film TV deri në 06:00 Në vijim ora 06:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Gara e Regatës Brindisi-Vlorë, “Vevere” mbërrin e para në Marina Orikum

Është “Verve” fituesja e Regatës Brindisi-Vlorë, duke mbërritur e para në Gjirin e Vlorës, kjo pas një gare të fortë mes 60 ekuipazheve të cilat në pak orë përshkruan Kanalin e Otrantos.

Mbërritja e “Verve” u regjistrua rreth orës 16:35 të pasdites së djeshme, 4 korrik 2025, dhe për t’u ankoruar më pas në Marina Orikum.

Në vend të dytë u rendit barka me vela “White Whale Multi”, e cila mbërriti në Marina Orikum rreth orës 18:00.

Në orët e mëvonshme filluan të mbërrijnë edhe barkat e tjera me vela pjesëmarrëse në këtë edicion, i katërti rradhaz që organizohet në Marina Orikum nga ana e Lega Navale Italiana.

Reklamë

Ky event sportiv ujor i barkave me vela, organizohet në bashkëpunim me “Concord Investment”, e cila është duke realizuar në Marina Orikum një prej investmeve më të rëndësishme jo vetëm në Shqipëri por edhe më gjerë.

Ky investim përkon me zgjerimin e Marina Orikum për sa i përket posteve të barkave nga 250 që ka aktualisht në 850 të tilla në përfundim të investimit.

Projekti i Marina Orikum i realizuar me mjeshtëri nga ana e arkitektit austriak Chris Precht, do ta transformojë këtë Marinë në një prej atyre nga më luksozet në Mesdhe.

Ky projekt i Grupit “Concord Investment”, ka një design krejt të veçantë dhe shumë modern, i konceptuar ky sidomos në elementët rezidencial dhe ato të hotelerisë me 5-yje.

Pra, duke i dhënë Shqipërisë për sa i përket investimeve të tilla në industrinë e nautikës, një impakt krahasues nga vendet e tjera sidomos ato fqinje.

Ky edicion i Regata Brindisi-Vlorë, i dha mundësinë publikut të gjerë vlonjat si dhe turistëve vendas apo të huaj, duke ndjekur live nga Lungomare e Vlorës spektaklin që ofruan barkat me vela dhe ekuipazhet e tyre.

Eventi i garës së barkave me vela do të mbyllet sonte, me ceremoninë e ndarjes së çmimeve për ekuipazhet fituese, në një mbrëmje plot emocion dhe adrenalinë.

Më shumë video

Reklamë