Në mbyllje të fushatës elektorale të PS që po organizohet në Vlorë, kryeministri Edi Rama është shfaqur krah djalit të tij të vogël, Zahos, dhe bashkëshortes, Linda.
Një ditë më parë, Rama zbuloi bisedën që i biri pati me të ëmën, teksa i kërkonte që të merrte pjesë në mitingun e PS, por nuk u lejua nga Linda.
Këtë dëshirë të shprehur, duket se shefi i qeverisë ia ka realizuar sot.
Kujtojmë se Vlora është një nga dy qarqet ku Rama kandidon për deputet.







