Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Federale të Belgjikës, Marc De Mesmaeker vlerëson Operacionin “Forca e Ligjit” dhe rezultatet e arritura deri tani.
Qëndrimin shefi i policisë belge ja bëri të ditur Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu. Ky i fundit i prezantoi rezultatet e arritura nga Policia e Shtetit për të luftuar kultivimin dhe trafikimin e kanabisit, ndërsa u diskutua edhe prë OFL.
Marc De Mesmaeker vlerësoi rezultatet e deritanishme të OFL-së, përpjekjet dhe rezultatet e arritura nga Policia e Shtetit në luftën ndaj krimit të organizuar dhe terrorizmit dhe punën e përbashkët të skuadrave hetimore. Të dy ata theksuan se bashkëpunimi mes autoriteteve duhet të thellohet.





