Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
23 November 2025
Vizion fokus

Me mbështetjen e Evropës, Ukraina takohet me zyrtarë amerikanë...

Aksident në Dibër, përplasen 2 makina, lëndohen 5 persona

Mbi 300 nxënës dhe 12 mësues rrëmbehen në një...

Aksident fatal në një cirk në Itali, akrobati humb...

Rubio mohon akuzat e senatorëve: Plani për Ukrainën është...

Tentoi të manipulojë byzylykun elektronik, arrestohet ish-Presidenti i Brazilit

Trump vlerëson Mamdanin: Ai mund të bëjë një punë...

Mirlind Daku rikthehet te goli, i jep fitoren Rubinit

Vendet e G20-ës kërkojnë zgjerimin e Këshillit të Sigurimit...

SHBA shton presionin ndaj Zelenskyt: Nëse nuk e pranon...

Shembje masive dheu dhe shkëmbinjsh në aksin Qukës-Qafë Plloçë, qarkullimi devijon përmes bypass-it provizor

23 Nëntor 11:26

Një tjetër shembje masive ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Qukës-Qafë Plloçë, ku një masiv dheu e gurshë është shkëputur nga skarpatat e rrugës dhe ka rënë në rrugë duke bërë bllokimin e saj, kjo ka ardhur si pasojë e reshjeve të shumta të ditëve të fundit.

Për shkak të rrezikut dhe për të garantuar sigurinë e përdoruesve të rrugës, qarkullimi i automjeteve është devijuar në një korsi të re, e cila ishte hapur disa ditë më parë nga firma kontraktuese, pasi pritej që një situatë e tillë të ndodhte.

Nga ana e kompanisë ndërtuese është realizuar një bypass, i cili mundëson kalimin e mjeteve në të dy drejtimet, duke shmangur bllokimin total të qarkullimit në këtë segment problematik.

Shembje të tilla janë përsëritur disa herë në këtë aks, veçanërisht në lotin e tretë, ndërsa kjo konsiderohet shembja e dytë masive në këtë segment rrugor. Sipas specialistëve, situata ishte e parashikueshme, pasi terreni ku është ndërtuar rruga paraqet paqëndrueshmëri të theksuar.

Autoritetet dhe policia rrugore po monitorojnë situatën në terren dhe u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes gjatë qarkullimit në këtë zonë.

/vizionplus.tv

Posted Under:
Aktualitet Anash Vendi
Tagged:
qukes qafe plloce rreshqitje dheu

Nga e njëjta kategori

Me mbështetjen e Evropës, Ukraina takohet me zyrtarë amerikanë për bisedime vendimtare në Gjenevë

më shumë...

Aksident në Dibër, përplasen 2 makina, lëndohen 5 persona

më shumë...

Lumi Vjosa rikthehet në shtrat, bie niveli i ujit, emergjencat civile vijojnë të jenë në gatishmëri

më shumë...

Detajet/ Skema e euros së falsifikuar në Tiranë, 4 të rinjtë i shisnin përmes TikTok-ut, paratë do të hidheshin në tregun e Malit të Zi

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Më të klikuarat

  • 36-vjeçari nga Librazhdi u jep valium vjehrrit dhe vjehrrës...
  • Ulje temperaturash, reshje shiu dhe dëbore! Parashikimi i mo...
  • EMRAT/ Makina del nga rruga në Vlorë dhe përfundon në kanal...
  • Dënohet grupi i dytë i “Metamorfozës”, 12 vjet burg për ish-...
  • Shembje masive dheu dhe shkëmbinjsh në aksin Qukës-Qafë Pllo...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2025
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.