Një 90-vjeçare jetoi për dy dekada e prekur nga kanceri i gjirit, duke mos pasur idenë për sëmundjen që trupi i saj po luftonte.

Shkak i mosdijenisë mbi sëmundjen ishte bashkëshorti i së moshuarës, i cili i fshehu të vërtetën.

Në funeralin e saj, dy dekada pasi u diagnostikua me sëmundjen vdekjeprurëse, i shoqi bëri rrëfimin tronditës.

Ai tha se ky mund të konsiderohet si akti më i madh i tradhëtisë apo dashurisë, por ai zgjodhi të bëntë atë që mendoi si gjënë e duhur.

Rosie Gamp, nga Edgware, Londër, vdiq në moshën 90-vjeçare dhe nuk ishte plotësisht në dijeni se mjekët i kishin dhënë asaj një ‘dënim me vdekje’ në  vitin1999./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *