E shtunë, 3 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef 2 Eps) Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

90 të vdekur në Greqi, të infektuarit kalojnë shifrën 2 mijë

Katër viktima të tjera I janë shtuar këtë të premte listës së personave që kanë humbur jetën nga Covid 19 në Greqi.

Lajmi u konfirmua nga specialist i sëmundjeve infektive dhe përfaqësues i Ministrisë së Shëndetësisë, Sotiris Tsiodras.

Reklamë

 

Në të njëjtën kohë, numri i vdekjeve në vendin tonë arriti në 90, u shpreh në konferencë për shtyp Tsiodras.

 

Ndërkohë rastet e reja të koronavirusit në Greqi këtë të premte janë shtuar me 56 persona të tjerë pozitiv.

Totali I të infektuarve në këtë vend ka shkuar në 2011.

57% e rasteve të konfirmuara me Covid 19  janë burra.

Aktualisht në terapi intensive trajtohen 77 pacientë me moshë mesatare 67 vjeç.

75% e personave që janë në terapi intensive kanë një sëmundje themelore.

Vazhdo të lexosh

Reklamë