Një fëmijë me origjinë shqiptare vdiq në rrethana tragjike në lokalitetin Essex të Anglisë.

Leo Latifi 9 vjec, djali I një cifti shqiptarësh nga Kosova gjeti vdekjen në një kurs noti që frekuentonte në shkollën “Great Baddoë” në Chelmsford.

Sipas policisë britanike në këtë zonë, djaloshi 9 vjecar është zënë poshte nga një dollap që ra mbi të në ambjentet e klubit të notit.

E gjithë ngjarja ndodhi në sy të pjestarëve të familjes së tij, cka e bënë edhe më të dhimbshme vdekjen e tij.

Pavarësisht kësaj, hetuesit po bëjnë punën e vet mbi rastin e vdekjes së Leo Latifit.

Vdekja kaq tragjike zuri vend ne mediat me te medha angleze si BBC, Sky News etj.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *