E shtunë, 14 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:50 Në vijim ora 05:50: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

9 vatra zjarri ende aktive/ Flakët djegin sipërfaqe të mëdha pyjesh

Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile, gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 34 vatra zjarri nga veriu në jug, nga të cilat aktualisht nëntë vatra janë aktive.

 

Situata më problematike paraqitet në fshatin Lam i Madh, dhe në  “Liqenin i Zi German”, të Bashkisë së Matit, ku po vijon puna për izolimin e flakëve.

 

Reklamë

Po ashtu, në fshatin Mali i Jushit, të Bashkisë së Vaut të Dejës, zjarri vijon të djegë një sipërfaqe të madhe shkurresh.

 

Vatrat janë aktive edhe në njësinë administrative Postribë, në fshatin Torovicë të Lezhës, si dhe në zonën e mbrojtur Pylli i Ballollit, në Poliçan.

Vazhdo të lexosh

Reklamë