E shtunë, 3 Tetor 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“9 nëntori” ende pa rregulla! Opozita bojkoton mbledhjen e Komisionit Rregullator

Komisioni Rregullator dështoi këtë të shtunë të miratonte shtratin ligjor për zhvillimin e zgjedhjeve të pjesshme të 9 nëntorit.

Në mbledhje morën pjesë vetëm 3 përfaqësuesit e Partisë Socialiste, por Kodi Zgjedhor detyron që vendimet të miratohen me të paktën 4 vota.

Reklamë

Dy anëtarët e opozitës bojkotuan mbledhjen, pasi kërkuan kohë derisa të sqarohet situata ligjore ku ndodhet sot Komisioni Rregullator, të cilit i ka mbaruar mandati dhe Parlamenti ka hapur garën për të zgjedhur anëtarët e rinj.

I takon Kuvendit të saktësojë nëse anëtarët aktualë mund të qëndrojnë në detyrë, apo mandati i tyre quhet i mbyllur dhe ligjërisht nuk mund të miratojnë asnjë vendim.

Deri sa Parlamenti të shprehet me vendim, mbetet e paqartë se kush do t’i miratojë rregullat për zhvillimin e zgjedhjeve të 9 nëntorit.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë