Dorjo Duka, shkoi në Itali për të festuar ditëlindjen e kushërirës, por fati i 30-vjeçarit shqiptar ishte tragjik. Natën e 21 janarit, makina me të cilën udhëtonte u përplas kokë me kokë me një Mercedes CLA, e cila ndodhej në korsinë e kundërt.

Duka kishte vetëm 9 ditë që ishte martuar.

Lexo edhe :

Related Posts

Sakaq, nga ana tjetër, 25-vjeçari që ndodhej në makinë me Dukën ndodhet në spital dhe gjendja e tij po përmirësohet.

Mediet italianë shkruajnë se Prokuroria nuk do të urdhërojë autopsi.

Prokurori Federico Baldo nuk e konsideroi të nevojshme të urdhëronte një autopsi, pasi sipas tij është e qartë se Duka vdiq pas plagëve të rënda të marra në aksident.

Ndaj në orët e ardhshme zëvendësprokurori do të lëshojë autorizimin  për varrim. Familjarët kështu do të mund të riatdhesojnë eshtrat e të dashurit të tyre në Tiranë, ku do të bëhet  edhe varrimi.

Duka la pas prindërit, gruan e tij Irisin, vëllanë dhe një motër shtatzënë./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *