E diel, 15 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

9.5 mld euro për energjin/ Qeveria italiane prezanton masat për krizën

Kriza energjetika ka bërë që shumë vende në Evropë të vënë në dispozicion shifra shumë të mëdha për të përballuar pasojat. Pas mbledhjes së kabinetit kryeministrja italiane  Giorgia Meloni   ka  thënë se 9.5 miliardë euro do të jenë gati për krizën energjetike.  

 

“Javën e ardhshme do të ndajmë 9.5 miliardë euro për të përballuar efektet e krizës energjetike dhe deri në fund të vitit 2023 do të ndahen edhe 23 miliardë euro të tjera”

 

Reklamë

Meloni bëri gjithashtu të ditur se do të përdorë edhe fondet europiane për  adresimin e një pjese të nevojave emergjente.

 

“Ne jemi pro përdorimit të fondeve europiane me synimin për te perballuar nevojat  që vijnë nga kriza energjitike. Ne besojmë se rritja e kostos së lëndëve të para krijon probleme në zbatimin e disa projekteve publike, kjo është një çështje që duhet trajtuar”

 

Masa e qeverisë italiane vijnë menjëherë pas vizitës që Xhorxhia Meloni zhvilloi në Bruksel ku u takua me presidentët e komisionit dhe të Këshillit Evropian, Ursula von der Leyen dhe Charles Michel.

Vazhdo të lexosh

Reklamë