E premte, 9 Tetor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

9-15 mijë euro me kamion drejt Anglisë, në gjyq banda shqiptare/VIDEO

14 anëtarë të një bande shqiptare që trafikonte klandestine drejt Britanisë së Madhe kanë dalë para gjykatës në Belgjike.

 

Reklamë

Në krye të këtij grupi qëndronte Alket Dauti 31 vjec i cili u arrestua në Londër në qershor të këtij viti bashkë më vellanë e tij. Dauti u prangos ne shtepine e tij ku jetonte me gruan dhe dy femijet.

 

Reklamë

Banda funksiononte nëpërmjet kamionisteve. Grupi i rekrutonte këta të fundit dhe me ta ndante fitimet me kushtin që klandestinet të kishin një vend kabinën e kamionit frigorifer ne kushte vertet te renda. Pavaresisht kesaj çmimi qe duhet te paguante një klandestin shkonte nga 9 mijë deri ne 15 mijë euro.

 

Nga 2017 deri në 2018 ata kishin trafikuar nëAngli nga Belgjika dhe Franca mbi 100 emigrante.

 

Prokuroria ka kërkuar 10 vjet burg për kreun e grupit Alket Dauti. Por nuk është mjaftuarf me kaq pasi ka kërkuar që grupi kriminal të ktheje mbrapsht afro 1 milion euro që ata kanë fituar nga ky aktivitet kriminel dhe të paguajnë gjithashtu një gjobë 3 milion euro.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë